Morata zbuloi arsyen e largimit nga Madridi
Alvaro Morata zbuloi arsyen e largimit nga Real Madrid këtë verë, për të veshur fanellën e Chelsea. 24-vjeçari pohoi se trajneri Zidane i kërkoi disa herë të qëndronte dhe theksoi se ishte i lumtur në “Santiago Bernabeu”. Megjithatë sulmuesi shtoi se nuk mund të qëndronte si zëvendësues te “Los Blancos”, pasi vjen një moment që lojtari duhet të luajë rregullisht për t’u rritur profesionalisht.
Vidal në “radarin” e Milanit
Milan-i ka vendosur në “radarë” Aleix Vidal, mbrojtësin e Barcelons-s, i cili nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Ernesto Valverde. Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, klubi kuqezi, që ka humbur dhe shërbimet e Conti-t për 6 muaj, në merkaton e Janar-it do të tentojë të shkëpusë nga katalanasit lojtarin 28-vjeçar.
Draxler nuk duket më i lumtur te PSG
U transferua në Paris vetëm në Janar të këtij viti, por dëshiron që tani të ndryshojë ambient. Julian Draxler nuk duket më i lumtur te PSG, veçanërisht pas ardhjes se Neymar dhe Mbappe. Për këtë arsye lojtari gjerman kërkon largimin nga “Parc des Princes” dhe destinacioni i tij i preferuar është Barcelona. Nga ana tjetër dhe klubi katalanas është i interesuar për shërbimet e Draxler.
Juventusi është gati t’i rinovojë kontratën Alex Sandro
Pasi refuzoi ofertat nga Chelsea këtë verë, Juventus është gati t’i rinovojë kontratën Alex Sandro. Ish-lojtarit të Porto-s do t’i ofrohet një marrëveshje e re 4-vjeçare, teksa do të përfitojë 4 milionë Euro në sezon plus bonuset. Në javët e ardhshme drejtuesit bardhezinj do të takojnë agjentin e tij për të finalizuar marrëveshjen.