Mikitarian vajton lëndimin e Pogbas,
Henrikh Mikitarian ka vajtuar lëndimin e Paul Pogbas që pësoi ditë më parë në Ligën e Kampionëve, por beson se Hoze Murinjo mund ta mbulojë mirë hapësirën e lënë bosh nga francezi. Murinjo tha se francezi mund të mungojë disa javë dhe tani “Goal.com” shkruan se ish mesfushori i Juventusit mund të jetë jashtë fushave për 12 javë. “Është e vështirë, sepse ai është lojtar i shkëlqyer për ne”, tha Mikitarian për “SFR Sport”. “Do të jetë shumë e vështirë pa të, por trajneri e di shumë mirë si të mbulojë këtë hapësirë dhe ne do ta ndihmojë të kthemi më të fortë”, deklaroi armeni.
De Shilio do të mungojë nga tre deri në katër javë
“Gazzetta dello Sport” raporton se Mattia De Shilio pritet të mungojë nga tre deri në katër javë, teksa mësohet se mbrojtësi i Juventusit nuk e ka thyer kyçin e këmbës. Lojtari u lëndua në humbjen 3:0 në “Camp Nou” nga Barcelona. Në fillim u mendua se lojtari ka thyer kyçin, por “Gazzetta dello Sport” mëson këtë mëngjes se De Shilio vetëm e ka ndrydhur kyçin e këmbës dhe do të rikthehet në fushë pas tre ose katër javësh.
Çellsi insiston për Pellegrin
Çellsi është duke u interesuar për talentin e Xhenoas, Pietro Pellegri. 16 vjeçari, Pietro Pellegri, është në qendër të vëmendjes pasi u bë lojtari më i ri ndonjëherë që shënon dy gola në një ndeshje të Serie A. Ai këtë e arriti në humbjes e Xhenoas 2:3 nga Lacio. Pellegri konsiderohet një ndër talentet më të mëdhenj në Itali dhe kjo ka shtyrë “Blutë e Londrës” që të tentojnë të nënshkruajnë me 16 vjeçarin. Kampioni i Premier ligës në krye me Antonio Konten, beson se mund t’i sigurojë shërbimet e italianit me të ardhme të ndritur.
Reali ka piketuar zëvendësuesin e Navasit
Reali është duke monitoruar Kepa Arrizabalagan. Pavarësisht se Zinedin Zidan ka përsëritur disa herë besimin që ka në Kejlor Navas, “Los Blancos” pritet të bëjnë ndryshime në portë në vitin 2018. Kështu raporton e përditshmja madrilene, “Marca”, sipas të cilës, 30 vjeçari Navas ndoshta po luan sezonin e fundit me Realin. Tibaut Kurtoa (25 vjet), Kepa Arrizabalaga (22) dhe Gjanluigji Donnarumma (18), shihet se tre portierët me të ardhme të ndritur dhe “Los Blancos” duan njërin prej tyre në “Santiago Bernabeu”. Kepa Arrizabalaga i Atletik Bilbaos është duke u pëlqyer shumë skautëve të Realit, i cili shkëlqeu me Spanjën në Kampionatin Evropian U21.
Reali me katër mungesa kundër Betisit
Mateo Kovaçiç, Karim Benzema, Jesus Vallejouar dhe Teo Hernandez, do të mungojnë kundër Real Betis. Mbrojtësi i majtë u lëndua në sfidën kundër Real Sociedad, të cilën Real Madridi e fitoi 3:1. 19 vjeçari Hernandez lëndoi shpatullën dhe nuk është paraqitur në stërvitje të “Los Blancos”, ndërsa munguan edhe Kovaciç, Benzema e Vallejo. Kështu, katër lojtarët e lartpërmendur nuk janë të gatshëm për ndeshjen kundër Betisit që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”. Mbrojtësi i majtë u lëndua në sfidën kundër Real Sosiedad, të cilën Real Madridi e fitoi 3:1. 19 vjeçari lëndoi shpatullën dhe nuk është paraqitur sot në stërvitje të “Los Blancos”, ndërsa munguan edhe Kovaçiç, Benzema e Vallejo. Kështu, katër lojtarët e lartpërmendur nuk janë të gatshëm për ndeshjen kundër Betisit që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”.