Lajme blitz nga Premier League

Arsenali mbulon në ar Alexis Sanchez-in. Topcinjtë e Londrës janë gati të blindojnë me një kontratë të re me shifra marramendëse sulmuesin kilian i cili është përfolur shumë gjatë kësaj vere për një largim të mundshëm nga Emirates Stadium. Për të bindur, Sanchez-in të zgjasë marrëveshjen aktuale me Arsenalin e cila i skadon në verën e vitit 2018-të, drejtuesit e klubit londinez do të ti ofrojnë 28-vjecarit, plot 300 mijë Sterlina në javë për të firmosur kontratën e re nëpërmjet se cilës Alexis do të bëhej futbollisti më i paguar i të gjithë Premier Leagues angleze. Por te Arsenali janë optimistë se do të rinovojnë kontratën edhe me një tjetër yll të skuadrës pikërisht mesfushorin gjerman Mesut Ozil të cilit topcinjtë i kanë ofruar një marrëveshje të re me një pagë prej 225 mijë Sterlinash në javë dhe gjasat janë që Ozil të pranojë.

Samir Nasri rrezikon të shndërrohet në të burgosurin e Manchester City-it në sezonin e ri. Mesfushori francez i cili edicionin e kaluar luajti në formë huazimi te Sevilla është rikthyer në Etihaad Stadium, por Pep Guardiola ja ka bërë të qartë se te Citiziens nuk ka më vend për të. Nasri po kërkon një destiancion të ri, dhe për të blerë kartonin e tij nga skuadra angleze mund të mjaftonin 10 milionë Paund, megjithatë problemi kryesor qëndron te fakti se te City, lojtari përfiton plot 9,6 milionë Paund në sezon dhe asnjë klub tjetër nuk është i gatshëm ti paguajë të njëjtën rrogë francezit dhe për këtë arsye ai mund të jetë një nga rezervat e luksit te Manchester City në sezonin e ri.

Tottenham Hotspur ka lëvizur shumë pak për të mos thënë aspak në merkaton e kësaj vere dhe largimi i Kyle Ëalker për tek Manchester City ka zhgënjyer jo pak tifozët e Spurs-ave. Në një intervistë trajneri i Tottenham-it, Mauricio Pochettino, ka theksuar se ai ka nevojë për nga një futbollist të ri në cdo rol, ndërsa ka shtuar se nuk është e lehtë të gjesh lojtarët e duhur në merkato.