Duhanpirësit, mund ta ndihmojnë trupin e tyre përmes disa ushqimeve për të cilat mjekët thonë se pastron trupin sadopak nga nikotina. Nikotina është substanca kimike që gjendet tek cigaret, përgjegjëses për varësinë ndaj duhanit. Është një stimulant që bllokon nervat, qelizat gjë që çon në mosfunksionimin e tyre. Bima e duhanit që prodhon nikotinë rrit rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut. Këto janë ushqimet të cilat mund të iu ndihmojnë në pastrimin e trupit nga nikotina. Perimet me gjethe të gjelbër: spinaqi, lakra jeshile, sallata jeshile, lakra e Brukselit, shpargu, selinoja, etj..janë disa nga perimet që ju ndihmojnë të pastroni zorrën e trashë. Perimet jeshile përmbajnë klorofil, i cili ndihmon në largimin e baktereve të akumuluara në zorrën e trashë . Lakra jeshile: Sa më shumë lakër të gjelbër të konsumoni aq më të mbrojtur do jeni nga kanceri. Karotat: Konsumimi i rregullt i Karotave ndihmon në marrjen e vitaminave A,C dhe K, të cilat i shkakton nikotina. Shegët: Pirja e duhanit rrit rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe duke konsumuar shegë qarkullimi i gjakut normalizohet.