Besart Berisha u ndëshkua me karton të kuq direkt në fitoren e Melbroune Victory ndaj Brisbane Roar me rezultat 3-2. Berisha u ndëshkua pa e prekur fare kundërshtarin por mësohet se direkt pas ndeshjes, Luke Devere është takuar me kosovarin dhe i ka kërkuar falje, bashkë me të ishte edhe trajneri i skuadrës mysafire. Kartoni i kuq i Berishës do të hiqet, dhe kosovari do të jetë i gatshëm të luaj në përballjen tjetër të skuadrës së tij.