Një lajm i mirë vjen për Ballist Morinën i cili nuk do të ekstradohet në Serbi nga Kroacia, megjithëse pritet konfirmimi zyrtar.
Këtë njoftim e ka dhënë njëri nga këshiltarët më të afërt të liderit të AKR-së,Behxhet Pacollit. Naim Murseli shkruan se falë angazhimit të ish presidentit kroat, Stipe Mesiç, Ismali Morina nuk do të ekstradohet.
“Ballist Morina përfundimisht nuk do të ekstradohet në Serbi. Kjo falë miqëve tonë kroat. I lumtë mikut tim për angazhimin e tij”, shkruan Murseli, në një foto ku shikohet së bashku me Behgjet Pacollin, dhe ish presidentin kroat, Stipe Mesiç, i cili njihet si një ndër miqtë më të mëdhenj të popullit shqiptar.