Lajm i mirë për adhuruesit e çokollatës së zezë

Herën tjetër kur kërkoni të hani ëmbël, merrni çokollatë të zezë. Shkencëtarët kanë gjetur se kakao përmban antioksidantë të cilët mund të ruajnë shëndetin e zemrës duke e ulur presionin e gjakut.

Këtë e bëjnë duke i mbajtur më elastikë muret e enëve të gjakut që lejon rrjedhjen më të lehtë nëpër trup.

Çokollata e qumështit nuk është e mirë sepse ka sheqer dhe për mban 25 për qind më pak kakao. Por çokollata e zezë është rreth 90 për qind më e fortë.

Advertisements

Një studim i kryer nga Universiteti i Surreyt ka gjetur se njerëzit që hanë suplemente të kakaos kanë presion më të ulët të gjakut dhe shtrijnë enët e gjakut brenda tri orëve.

“Ndikimi pozitiv i kakaos në sistemin tonë kardiovaskular është i pamohueshëm”, ka thënë kardiologu, Christian Heiss.

Numri i njerëzve me presion të lartë të gjakut është vazhdimisht në rritje, që i vë në rrezik më të madh për sulme. Perimet, qepët, mollët e vera e kuqe po ashtu kanë antioksidantë pozitivë për të ruajtur shëndetin e zemrës.

Në studimin e fundit, 11 të rritur përdorën nga një kapsulë kakao çdo natë. Pjesëmarrësit mbanin një monitorues të presionit të gjakut në krah dhe matës se si po funksionojnë arteriet e tyre. Presioni i gjakut ulej në ditët kur merrnin kakaon – madje me efekt që zgjaste deri tetë orë.

Më e mira, suplementet nuk e ulnin më tej presionin e gjakut në ditët kur tashmë ishte i ulët.

Sipas profesiorit Heiss, kjo i jep një avantazh kakaos përballë medikamenteve aktuale. Ai ka bërë të ditur se tani planifikon të testojë pilula të ngjashme te të diagnostikuarit me presion të lartë të gjakut.

Hulumtimi u publikua në gazetën “Frontiers in Nutrition”.