Dortmund, Lazio dhe Zenit janë kundërshtarët e Club Brugge në grupin F në Champions League. Kampionët e Belgjikës luajnë të martën (18:55) në Rusi ndaj Zenit, takimi i parë për duelet e grupeve në kompeticionin prestigjioz.
Situata përpara kësaj ndeshje nuk është e mirë, pasi koronavirusi ka goditur Brugge. Katër pjesëtarë të klubit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Tre janë futbollistë, teksa tjetri është një drejtues.
Portieri Simon Mignolet, qendërmbrojtësi Odilon Kossounou dhe sulmuesi Michael Krmencik e kanë humbur përballjen me kampionët e Rusisë dhe kanë nisur menjëherë karantinën.