Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn për vrasjen e kushërirës së tij, Donjeta Pajazitaj, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Ky dënim erdhi pas kthimit të rastit në rigjykim. Personi në fjalë akuzohej se me 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta tani të ndjerën Donjeta Pajazitaj.