Bruksel, 31 mars – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, sot paralajmëroi për numrin e rritur të lajmeve të rrejshme, të cilat qarkullojnë për infektimin me KOVID-19.
Ajo paralajmëroi se çmimi i dezinformatave në këtë rast mund të jetë jeta e qytetarëve, transmeton gazeta KOHA.
“A mundet hudhëra ose vitamina C ta shërojnë koronavirusin? Jo. Nëse virusi i infekton vetëm të moshuarit? Jo”, tha Fon der Lajen në video-porosinë, duke aluduar në numrin e rritur të dezinformatave për koronavirusin, posaçërisht në internet.
Ajo vlerësoi se kjo ka të bëjë me pasigurinë aktuale, shqetësimin dhe lajmeve të shpejta të ndryshme për pandeminë.
“Kjo duhet të ndërpritet. Ne punojmë me internet platforma që më mirë t’i kundërvihemi dezinformatave për koronavirusin”, thotë Fon der Lajen.(koha.mk)