Bruksel, 16 tetor – BE-ja do të vazhdojë të punojë në marrëveshjen me Londrën, por jo me çdo kusht, porositi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.
Fon der Lajen është zyrtarja e parë e BE-së që bëri reagim ndaj porosisë së kryeministrit britanik Boris Xhonson, i cili tha se “nëse nuk ka ndryshim thelbësor në qasjen e BE-së”, Britania duhet të përgatitet të përfundojë periudhën e tranzicionit pa marrëveshje më 31 dhjetor për marrëdhëniet e ardhshme.
Kryetarja e Komisionit Evropian vëren se ekipi negociator i BE-së, siç është planifikuar, do të udhëtojë në Londër javën e ardhshme në mënyrë që të intensifikojë negociatat.