Një veturë e tipit “Range Rover” në vendkalimin kufitar Hani i Elezit e baltosur gjithandej – madje edhe targat nuk i shihen. Megjithatë, dikush është kujdesur t’i tregojë shoferit se jo pak autolarje ka në Kosovë. “Laje dajë!”, i ka shkruar dikush mbrapa veturës.