Bratisllavë, 7 dhjetor – Ministri sllovak i Punëve të Jashtme Mirosllav Lajçak e tërhoqi dorëheqjen dhe mbetet në funksion, kumtoi Ministria e faqen e saj të internetit.
Ai dha dorëheqje në shenjë të mospajtimit me vendimin e Parlamentit në Bratisllavë se vendi duhet ta nënshkruajë Marrëveshjen globale të KB-së për migrim.
Lajçak sot deklaroi se e ka ndërruar vendimin për dorëheqje, pasi ka marrë siguri nga kryeministri Peter Pelegrini se Sllovakia nuk do ta ndryshojë kursin e saj të politikë së jashtme.
Ai e sqaroi vendimin të mbetet në krye të diplomacisë sllovake dhe me ndjenjën e tij për përgjegjësi lidhur me kryesimin e ardhshëm të Sllovakisë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)
Deri në shtator të këtij viti Lajçak ishte kryetar e sesionit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së dhe ka marrë pjesë në hartimin e Marrëveshjes për migrim.