Shkup, 18 qershor – Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë, Mirosllav Lajçak sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë qëndrimit Lajçak do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zave, nënkryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Ai u fokusua në takimin edhe me liderët e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Kryetari i OSBE-së do të takohet me përfaqësues të sektorit civil nga Maqedonia e Veriut dhe do ta vizitojë Entin për Rehabiltimin e Fëmijëve dhe të Rinjve në Shkup, ku do të ketë rast që të bisedojë me fëmijët që marrin pjesë në projektin e Misionit të OSBE-së në Shkup, “Ndërtojmë ura”.