Bruksel, 12 nëntor – Shefi i diplomacisë sllovake Mirosllav Lajçak, duke folur për inkuadrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian, e krahasoi me kohën kur Sllovakia dhe Çekia u bënë anëtarë të BE-së, transmeton gazeta KOHA.
“Sllovakisë dhe Çekisë këtë ia mundësoi Revolucioni Kadife dhe ata këtë e shfrytëzuan tërësisht, ndërsa disa vende nga Ballkani Perëndimor ende presin mundësi të tillë”, tha Lajçak.
Ai shtoi se edhe pse Perdja e Hekurt ra para 30 viteve, kjo njëjtë ka ndikuar te të gjitha vendet evropiane, por Sllovakia dhe Çekia kanë qenë mjaftë me fat të bëhen anëtare të BE-së.
“Megjithatë kohërat kanë ndryshuar dhe Evropa në këtë moment ballafaqohet me probleme të ndryshme, ndërsa zgjerimi i BE-së më nuk është temë ashtu atraktive”, tha Lajçak.
Ai vlerësoi se fuqia e Evropës që ka ndikuar ndaj sllovakëve dhe çekëve para 30 viteve, tani ndikon ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Nuk duhet ta harrojmë këtë fuqi dhe nuk duhet t’i harrojmë njerëzit të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e hapësirës sonë evropiane dhe sistemit të vlerave”, tha Lajçak.(koha.mk)