Ministri sllovak i Punëve të Jashtme Mirosllav Lajçak deklaroi se është e domosdoshme të vazhdojë me politikën në dyer të hapura drejt vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe se Bashkimi Evropian në periudhën e ardhshme duhet të dërgojë porosi të qarta për kredibilitetin e kësaj politike. Lajçak mbrëmë për televizionin Mali i Zi theksoi se vazhdimi i politikës në dyer të hapura të BE-së është shumë e rëndësishme, veçanërisht për shkak të vendeve, të cilat janë në tranzicion, me qëllim të kenë perspektivë të qartë për anëtarësim.
“Bojkoti parlamentar i opozitës malazeze në këtë fazë të integrimeve evropiane nuk mund të ndikojë ndaj këtij procesi”, konsideron Lajçak. Ai shprehu bindje se Mali i Zi ka pjekuri dhe kapacitet dhe situatën e tanishme ta kalojë vetë, pa ndihmë nga jashtë. Lajçak pret vazhdim të ritmit të përshpejtuar për ratifikimin e protokollit për inkuadrimin e Malit të Zi në NATO në pajtim me dinamikën e brendshme parlamentare të vendeve-anëtare të Aleancës.