Bruksel, 26 mars – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajan theksoi se koronavirusi i ri do të ndryshojë jetën e evropianëve dhe do të çojë deri në “një nivel të tragjedisë që ishte e paimagjinueshme deri disa javë më parë”.
“Kjo është një luftë në të cilën secili prej nesh ka një rol”, tha Lajan.
Ajo në fjalimin para pothuajse PE-së të zbrazët në Bruksel bëri thirrje për unitet dhe një qasje të koordinuar në luftën kundër pandemisë me Kovid-19.
Lajan tha se përgjigjja fillestare ndaj krizës në Evropë ishte e njëanshme, secili vend ka shikuar vetëm veten, por ndërkohë janë marrë masa të jashtëzakonshme dhe koordinimi është përmirësuar.
“Të gjithë ndajmë të njëjtën përgjegjësi dhe nuk mund ta zgjidhim vetë këtë krizë. Vetëm duke ndihmuar njëri-tjetrin do të ndihmojmë vetveten”, tha Lajan.
Në të njëjtën kohë, ajo tregoi në nevojën për funksionimin e duhur të tregut të vetëm evropian dhe zonës Shengen si mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës aktuale. Lajan theksoi se masa për të mbyllur kufijtë e brendshëm të Bashkimit Evropian është joefektive, pasi kjo e pengon qarkullimin e mallrave të domosdoshëm për vendet-anëtare të Unionit për të luftuar Kovid-19.
“Për momentin nuk ka asnjë vend-anëtar që mundet vetë t’i plotësojë nevojat e veta për pajisje mjekësore”, tha kryetarja e KE-së.
Ajo shtoi se për herë të parë në historinë e saj, BE-ja bën rezerva të përbashkëta të pajisjeve mjekësore, ndërsa prodhuesit kanë konfirmuar se do të mund t’i porosisin pajisjet mbrojtëse, respiratorët dhe testet laboratorike të porositura.
“Tani, në vend të parë është shpëtimi i jetëve. Por shpresoj se do të vijë së shpejti “dita pas” kur do të duhet t’i zgjidhim pasojat sociale dhe ekonomike nga kriza”, tha Lajan.
Para votimit në PE për masat për ndihmës të vende-anëtare dhe vendeve në procesin e anëtarësimit në BE, Lajan theksoi se vendimet e marra tani do të përcaktojnë të ardhmen e Unionit.
“Historia nuk shikon. Ne duhet të bëjmë gjënë e duhur së bashku me një zemër të madhe në vend të 27 të voglave”, tha Lajan.