Procesi gjyqësor për rastin “Lagjja e Trimave” sot vazhdon me prezantimin e dëshmive të prokurorisë të cilat janë siguruar me masa të veçanta hetuese për ndjekjen e komunikimit të të akuzuarve. Për shkak të prezantimit të informacioneve të klasifikuara, seanca e sotme gjyqësore në Gjykatën Penale është mbyllur për opinionin. Pas prezantimit të materialeve të prokurorisë, gjykimi duhet të vazhdojë me ekspozimin e dëshmive të mbrojtjes. Në rastin “Lagjja e Trimave” 37 persona dyshohen për “terrorizëm” dhe për “organizatë terroriste”.
Më 9 dhe 10 maj të vitit 2017 në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë. Në këmbim zjarrin e kanë humbur jetën dhjetë persona nga grupi i armatosur, tetë policë nga njësitet speciale dhe të veçanta të MPB-së, ndërsa rreth dyzet u plagosën më rëndë.