Parlamenti Evropian mbështeti emërimin e Christine Lagarde si presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Evropiane. Ky votim i hap rrugën asaj që të bëhet gruaja e parë që mban këtë post. Ligjvënësit votuan 394 për, 206 kundër dhe me 49 abstenime në seancën e parlamentit në Strasburg. Lagarde nuk ishte e pranishme në seancë, pavarësisht ftesës për të marrë pjesë. Lagarde ka drejtuar më parë Fondin Monetar Ndërkombëtar. Udhëheqësit e BE-së do të formalizojnë emërimin e saj për një mandat tetë vjeçar në krye të bankës qendrore evropiane, duke pasuar italianin Mario Dragi, në një samit të radhës që do të mbahet në mes të tetorit.