Bruksel, 2 dhjetor – Kryetarja e Bankës qendrore evropiane (BQE), Kristin Lagard, sot i porositi eurodeputetët se dëshiron ta përfshijë idenë për ndryshime klimatike në punën e institucionit të saj, por theksoi se stabiliteti i çmimeve mbetet detyrë e saj kryesore, transmeton gazeta KOHA.
“Në mënyrë fundamentale jam e bindur se lufta kundër ndryshimeve klimatike duhet të jetë prioritet qendror dhe kryesor, edhe pse mandati i BQE-së nuk ka të bëjë me ndryshimet klimatike”, deklaroi Lagard para eurodeputetëve në Bruksel. Ajo sqaroi se kjo nuk paraqet pengesë për t’u shqyrtuar operacionet e BQE-së dhe të konstatohet në cilën mënyrë mund të jetë efikase Banka evropiane.
Lagard tha se efektet nga ndryshimet klimatike duhet të sendërtohen në modelet ekonomike të BQE-së, në vlerësimet e saj për rreziqet me të cilat përballen bankat më të mëdha që i kontrollon, në vendimet për investime në suaza të programit për lehtësim kuantitativ (QE) për furnizim të obligimeve dhe në menaxhimin me fondin pensional.(koha.mk)