Frankfurt, 12 dhjetor – Banka Qendrore Evropiane (BQE) e uli në 1,1 për qind parashikimin për rritje për vitin 2020, duke pritur që rritja ekonomike do të arrijë deri në 1,4 për qind në vitin 2022, deklaroi kryetarja e bankës Kristin Lagard, transmeton gazeta KOHA.
Inflacioni do të rritet në 1,6 për qind në vitin 2022, pas 1,1 për qind të pritjeve në vitin 2020, por do të mbetet nën cakun e atij institucioni, prej rreth dy për qind.
Për vitin 2021, BQE pret që inflacioni të jetë 1,4 për qind pak më i ulët se sa në vlerësimet e fundit të publikuara në shtator, përderisa parashikimi për rritje për vitin 2021 mbetet i pandryshuar nga parashikimet e shtatorit dhe është 1,4 për qind.
Kristin Lagard i theksoi shenjat e para të stabilizimit në eurozonë, duke përdoruar formulim i cili e pasqyron optimizmin e kujdesshëm.
Në konferencën e saj të parë për shtyp për politikën monetare, Lagard vlerësoi se ekonomia evropiane ende ka para një numër të madh të rreziqeve, duke i theksuar, mes tjerash, tensionet proteksioniste.(koha.mk)