Lady Gaga dhe Bradley Cooper kanë potencial që të bëjnë historinë në çmimet Oscar për filmin e tyre “A Star is Born”, që është duke u shfaqë në kinematë e botës.
Të dy janë favoritë për çmimet aktori dhe aktorja më e mirë e filmit, sikurse që pritet të shpërblehen për regjinë më të mirë, ku është vetë Cooper, dhe për këngën më të mirë “I’ll Never Love Again” dhe “Shallow”, këngë këto që janë punuar nga Lady Gaga.
Në historinë e Akademisë, ka ndodhë vetëm shtatë herë, kur dy aktorët kryesorë mund të nominohen për çmimin aktori dhe aktorja më e mirë, nga i njëjti film.