Diana Spencer e njohur si Lady Diana apo Lady D, ishte ikonë e gjithanshme. Nga luku shumëngjyrësh tek veshjet sportive, princesha e Uellsit ka ditur të krijojë në vite nje identitet të fortë personal. Që nga shfaqja e saj e parë në publik në 1981, çdo veshje ka qenë një hap i ndërtimit të imazhit të saj. Çdo veshje ka qenë e studiuar për të komunikuar, për të folur, edhe nëpërmjet arritjes estetike, për temat më të qarta, që për të në vend të parë ishte lufta kundër Sidës dhe lidhja e fortë me çështjen e minorenëve.
E njohur për humanitetin e saj, është rritur në Londër për disa vite, para se të punonte në çerdhen Young England, për karizmën e saj të brishtë, dhe mjerisht për fundin tragjik, la shenja të forta në botën e modës. Pikërisht për të kujtuar shijet e saj me pamje të ndryshme, në 2017, 20 vjet pas vdekjes do të ketë një demonstrim në Kensington Palace, shtëpia ku princesha jetoi nga 1981 deri në vdekjen e saj. Veshjet e saj “historike” do të ekspozohen për publikun. “Diana: Her fashion story” do të inaugurohet më 24 shkurt 2017.