Lacio po bën të pamundurën për të blerë mbrojtësin e kombëtares së Shqipërisë Marash Kumbullën. Së fundmi, raportohet se drejtuesit e klubit bardhekaltër duan t’i ofrojnë Veronës sulmuesin e vet Andre Anderson, i cili është huazuar te Salernitana.
Lajmi bëhet me dije nga media italiane “Tuttosport”, që shton se ky opsion shkëmbimi mes klubeve është mëse i realizueshëm.
Marash Kumbulla është kthyer në shënjestrën e shumë klubeve të mëdha, por prej disa javësh Lacio po intensifikon përpjekjet për ta blerë qendërmbrojtësin 20-vjeçar.