Londër, 17 janar – Partia opozitare më e madhe britanike, Partia Laburiste, është e gatshme ta mbështesë referendumin e dytë për dalje të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, përderisa Qeveria i hodhi poshtë propozimet e saj për Bregzit dhe vendosi për “dalje të fortë”, përkatësisht dalje pa marrëveshje, deklaroi sot lideri i laburistëve, Xheremi Korbin.
“Nëse Qeveria mbetet kokëfortë, nëse alternativa laburiste bllokohet dhe vendi përballet me katastrofë të mundshme e cila do të çojë deri te dalja pa marrëveshje, obligimi ynë do të jetë të kthehemi drejt opsioneve tjera, duke përfshirë edhe deklaratë publike”, tha Korbin në Hejstings, Britania jugore.
Ai konfirmoi se është i gatshëm ta pranojë thirrjen e kryeministres Tereza Mej për të biseduar për Bregzitin vetëm nëse ajo e hedh poshtë idenë për dalje nga BE-ja pa marrëveshje.
“Qeveria konfirmoi se ajo mbahet në opsionin për dalje nga BE-ja pa marrëveshje. Për atë, sërish i rekomandoj kryeministres. Jam shumë i disponuar për bisedë, por pikënisja për çdo bisedë për Bregzit duhet të jetë hedhje poshtë e çdo ideje për dalje pa marrëveshje”.