Partia opozitare laburiste britanike kërkoi që gjatë prononcimit të ardhshëm të Parlamentin në Uestminster për Marrëveshjen e Bregzitit të paraparë në fillim të qershorit, deputetët të votojnë publikisht.
“Qeveria duhet të mendojë mirë për votim publik për Marrëveshjen, me qëllim që të tejkalohet ngecja”, deklaroi zëdhënësi i laburistëve Kir Stramer.
Ai vlerësoi se për laburistët tashmë nuk është e pranueshme politika e “blerjes së kohës, javë për jave”, që sipas tij, e ka bërë kryeministria britanike Tereza Mej muajve të fundit.
Dhoma e ulët Parlamentit britanik deri tani tre herë e ka hedhur poshtë marrëveshjen për Bregzit , që vitin e kaluar në nëntor e ka arritur Qeveria e Londrës dhe Brukselit, pas së cilës Mej paralajmëroi se në fillim të qershorit do të kërkojë deputetët edhe për herën e katërt të prononcohen për dokumentin. (koha.mk)