Shkup, 5 shtator – Rikonstruimi i laboratorëve në Shkollën e Mesme të Kimisë “Maria Kiri Skllodovska”, duhet të përfundojë maksimumi për tre javë, kur nxënësit duhet të nisin me mësimin praktik, shkruan gazeta KOHA. Edhe pse projekti në fjalë nuk ishte gati para fillimit të vitit shkollor 2017/2018, sipas përgjegjësve të shkollës, nuk do të jetë problem për mbarëvajtjen e procesit mësimor, pasi tre javët e para, sipas tyre, nuk bëhet mësimi praktik. “Sipas programit mësimor, tre javët e para nxënësit kanë vetëm mësim teorik. Pas kësaj fillon mësimi praktik dhe shpresojmë që deri atëherë të kenë përfunduar punimet për rikonstruimin e laboratorëve”, potencon drejtori Lupço Celeski. Shkaqet që rikonstruimi nuk ka përfunduar, thotë se janë të natyrës ndërtimore, por me besimin në Zot do të bëhen të gjitha punët, pohon ai. Të martën, shkollën “Mari Kiri Skllodovska” e ka vizituar edhe zëvendësministri i Arsimit, Visar Ganiu, për të parë deri… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)