Shkup, 21 shtator – Është formuar laborator i ri për Biologji molekulare në kuadër të Sektorit për laborator mikrobiologjik, në të cilin detektimi për dëshmi të ujit të kontrolluar cilësor dhe mikrobiologjik kryhet me PCR teknikë në kohë reale.
“Karakteristikë në biologjinë molekulare është se shfrytëzohet teknologjia e ADN-së”, deklaroi Dushko Veskovski, drejtor i përgjithshëm i NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup.
Sektori për kontroll sanitar pranë NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi- Shkup, kryen kontroll të rregullt mikrobiologjik dhe kimik të cilësisë së ujit të pijshëm i cili u shpërndahet qytetarëve të qytetit të Shkupit.
Laboratorët të cilët janë pjesë e Sektorit për kontroll sanitar, theksojnë nga ndërmarrja, janë laboratorë të akredituar sipas ISO 17025 dhe bëhet në shtet nga ky lloj, kumtuan nga ndërmarrja.
Laboratori mikrobiologjik, siç informojnë, kryen analiza të cilat punojnë me metoda më të reja klasike për përpunim. Me metodat klasike mikrobiologjike të cilat punohen në laborator, identifikimi i mikroorganizmave të cilat nëse janë të pranishme në mostër të ujit zgjatë prej 24 deri në 48 orë.