Këngëtari dhe njëherësh deputeti nga radhët e AKR’së, Labinot Tahiri, ka një apel për mërgimtarët.
Atij nuk i ka pëlqyer fare kur ka dëgjuar se njerëzit po thonë se stomatologëve verës po iu shtohet puna sepse mërgimtarët po i rregullojnë dhëmbët në Kosovë.
Tahiri ka reaguar ndaj kësaj duke e quajtur ‘’magarllëk’’ dhe u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të mos vijnë në Kosovë dy vite që të shohim sa kemi nevojë për ta.
“Gjoja së tu tha së vëllezërit e motrat tona po vin prej diasporës, nuk po i ndreqin dhëmbët në Zvicër e Gjermani e nëpër Evropë, po, po vinë këtu në Kosovë me ndreq dhëmbët. Nuk mundet njeri me ju ra në fije, Zoti na rujt prej ndonjë kiameti a fatkeqësie, kaq shpejt i harrojna senet, kaq shpejt. Zot falna gabimet… Unë kisha me i bo apel diasporës, gurbetqarëve, veç dy vjet mos hajdi në Kosovë. Ju lutna veç dy vjet dhe e shohim se si kena nevojë për ju, si shteti si qytetarët. Ai që thotë nuk jam shqiptar unë mendoj se nuk është normal, qysh more me fol për gurbetqarët kështu. Kjo është magërllëk, në paçi b… shkoni ndreqni dhëmbët në Gjermani e Zvicër”, ka thënë Tahiri. /gazetametro.net