Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, përveç në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran, ku pritet një orë për dalje, thuhet në informëtn e sotme të publikuar në ueb faqen e Lidhjes automoto të Maqedonisë. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektimin e sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë -Bukovë.