Shkup, 11 gusht – Edicioni i internetit i gazetës italiane “La Verita” dje, dita tretë e radhë sot publikoi incizim të ri të një bisede mes Jordan Orce Kamçev dhe Bojan Jovanovski (Boki 13) për rastin “Zhvatja”.
Në incizimin e publikuar ata bisedojnë për lëndën “Perandoria” të PSP-së në të cilën është i dyshuar Kamçevi, ndërsa në një bisedë është e përfshirë edhe prokurorja speciale publike Katica Janeva, e cila përmes bisedës Kamçev-Boki 13 suflon dhe sqaron procedura. Kamçev dhe Boki 13në një pjesë të incizimit e përmendin edhe kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa Boki 13 paralajmëron se do të takohet dhe do të provojë ta imponoj Kamçevin, por nuk ka detaje se ku dhe si do të organizohet ai takim.
Në incizimin e fundit i treti me radhë nuk ka video që të shihet se ku dhe si realizohen bisedat dhe e gjithë kjo është mbështetur vetëm me transkriptat e bisedës.
Autori i incizimeve të cilat tashmë tri ditë me radhë i publikon edicioni nuk dihet, e as se si janë incizuar dhe kush i ka distribuuar. Publikues është gazetari Laris Gajser, i njohur për qëndrimet e tija djathtiste dhe për afërsinë me persona të së djathtës ekstreme evropiane, si dhe me zyrtarë të VMRO-DPMNE-së.
Prokuroria Publike pohon se incizimet nuk janë marrë nga Prokuroria, por bëhet fjalë për materiale audio dhe video të cilat janë pjesë e procedurës së dëshmive në këtë rast. Sipas Prokurorisë, materialet u janë dorëzuar nga një dëshmitar i lëndës.
Prokurori publik Lubomir Joveski për MIA-n deklaroi se prokurorja e Prokurorisë Speciale, Lile Stefanova, e cila e udhëheq rastin “Perandoria” dhe emri i së cilës është përmendur në lëndën “Prandoria”, është ftuar për tu marrë në pyetje në Prokurorinë Publike për rastin “Zhvatja”.
Stefanova në një deklaratë me shkrim e mohoi si të pavërtetë atë që e ka thënë Jordan Kamçevi në incizim dhe vlerësoi se qëllimi është që ta diskreditojë si prokurore.
Pas publikimit të incizimit të djeshëm, sërish u prononcuar prokurorja speciale publike Katica Janeva, e cila në një deklaratë me shkrim, të publikuar në ueb faqen e PSP-së, përsërit se në interes të parahetimit dhe hetimit i cili udhëhiqet në Prokurorinë Publike të cilën e udhëheq ajo, disa herë ka biseduar me persona të ndryshëm, në përpjekje që të veprojnë pozicione më të mira në lëndët penale, ndërsa kjo shpesh kishte rastisur që të zhvillohet përmes ndërmjetësve të tyre të caktuar.
“Në rastin konkret, në atë periudhë, u udhëhoqën negociata nga ana ime me personin O.K. që të bëhet bashkëpunëtor-dëshmitar në një parahetim të ri të cilën e udhëhiqnim në Prokurori, bashkë me ndihmës prokurorët e mi “, thekson në deklaratën Janeva.
Ajo iu bën thirrje organeve hetuese që sa më shpejtë ta përfundojnë hetimin, t’i grumbullojnë të gjitha dëshmitë dhe t’i përfundojnë të gjitha dëshmitë forenzike në lidhje me rastin “Zhvatja”, për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe, siç theksohet, zbardhjen e emrit të saj.
Lidhur me incizimet e publikuar u prononcua edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili bëri thirrje për hetim thelbësor dhe të pavarur për rastin “Zhvatja”, i cili, siç thotë duhet të përfundojë sa më shpejtë që është e mundur dhe duhet t’i tregojë të gjitha hollësitë. Në mënyrë të ashpër dhe kategorike i hodhi poshtë akuzat për çfarëdo lloj lidhjesh me Bojan Jovanovskin.
“Rezultati i hetimit duhet të sjellë marrjen e përgjegjësisë, vetëm në bazë të dëshmive dhe sipas fjalës së ligjit. Përgjegjësi duhet të ketë edhe për trilluesit dhe për ata të cilët bëjnë gjithçka që të shpëtohen dhe gjatë kësaj prezantohen si viktima”, shkruan Zaev.
Ai thekson se në bisedën më të re publikuar disa nga të dyshuarit e përmendin dhe keqpërdorin emrin e tij.
“Gjatë kësaj thuhen gënjeshtra dhe marrëzi me qëllim që njëri bashkëfolës ta përforcojë pozicionin e tij të fuqisë dhe autoritetit para tjetrit bashkëfolës. Ashpër, kategorikisht dhe me përgjegjësi hedh poshtë çfarëdo lloj lidhjesh, bashkëpunimi ose komunikimi me të dyshuarin Bojan Jovanovski në lidhje me rastin “Reket” dhe për çfarëdo lloj çështjesh të tjera të cilat janë lëndë e hetimit për këtë rast”, thotë kryeministri.
Kryeministri edhe një herë iu bëri thirrje të gjitha organeve hetuese që në tërësi ta hetojnë rastin dhe të sjellin vendime. “Institucionet e pushtetit ekzekutiv iu qëndrojnë në dispozicion me qëllim që kapacitetin e tyre për organet hetuese dhe gjyqësore”, bën të ditur Zaevi.
Ndërkaq gazeta “La Verita” e cila i publikon incizimet vlen në disa vitet e fundit si një prej mediave të afërta me opozitën aktuale në vend VMRO-DPMNE.