Njeriu në qendër të një prej skandaleve më të bujshme në futbollin anglez ka thyer heshtjen, duke ngritur tashmë kapakun e historisë që ai e cilëson si “orën më të keqe”. Trajneri i Leicester City, Micky Adams pretendon se ende përndiqet nga afera kriminale “La Manga” që u zhvillua në vitin 2004 gjatë një stërvitje 5-ditore në një resort trendy në jug të Alicante. Makthi filloi pasi futbollistët u kthyen në hotelin ku ishte vendosur ekipi, në La Manga, pas një mbrëmje jashtë. Sipas “Mirron Online”, policia u kërkoi 9 prej futbollistëve të raportonin në rrajonin e policisë, në mënyrë që të hetoheshin për pretendimet e ngritura nga tre femra gjermane që qëndronin gjithashtu në të njëjtin resort.
“Sapo ishim ulur, dy roje të armatosura erdhën dhe qëndruan para dyerve. Ishte e qartë që nuk ishte më një shaka. Askush nuk lejohej të dilte jashtë godinës”, deklaroi trajneri Adams. Sipas skenarit të hetuesve, disa futbollistë kishin hyrë me dhunë në një dhojmë në hotelit “Hyatt Regency”, ndërkohë që akuzat për ngacmim seksual ishin bërë ndaj tre të tjerëve. Mbrojtësi Sinclair, tashmë 45 vjeç, u përball me akuzën e sulmit bashkë me sulmuesin Dickov, 44 vjeç, dhe anësorin Gillespie, 42-vjeçar. Kur Dickov, kapiteni i ekipit u largua me pranga në duar dhe i shoqëruar nga forcat e policisë, disa prej futbollistëve shpërthyen në lot. “Ata po e tërhiqnin atë zvarrë përmes dhomës, drejt derës. Djemtë ishin të llahtarisur”, tregoi Adams.
Treshja qëndronte e demoralizuar dhe e pushtuar nga ankthi në qelinë e vogël dhe të ftohtë, të uritur, pasi policia kishte konfiskuar ushqimin që u ishte dërguar atyre nga zyrtarët e Leicester. “Nuk nevojitet të jesh gjeni për të kuptuar që policia spanjolle punoi në dëm të Leicester City”, deklaron Adams. Incidenti krijoji shumë probleme për futbollistët edhe në shtëpitë e tyre, sikurse ishte rasti i Matt Elliott, gruaja e të cilit mësohet se i ka thënë trajnerit Adams – “ata do të bënin mirë ta mbanin brenda në burg”, pasi mësoi për akuzat ndaj të shoqit. Ndërkohë klubi u përpoq të mbajë skandalin larg mediave, ndonëse dështuan, me lajmin që u bë global në shumë pak kohë.
Përpara gjykatës, futbollistët po fajësoheshin nga media. Por më shumë se dy muaj nga arrestimi i tyre, analizat e AND-së provuan se asnjëri prej tyre nuk kishte patur kontakt seksual me gruan dhe të gjitha akuzat u tërhoqën. Por, pavarësisht gjithçkaje, Adams ishte aq i shokuar sa që dha dorëheqjen, madje konsideroi edhe mundësinë për tu tërhequr përgjithmonë nga futbolli. Klubi refuzoi dorëheqjen e tij. Sot ai beson se akuzat ishin gatuar për të fituar publicitet për hotelin. Gjithsesi ai pretendon se klubet e Premier League e kanë anashkaluar atë që atëherë, për shkak të përfshirjes në këtë aferë. Më pas ai u largua nga Leicester, një vit përpara se të drejtonte Coventry, Port Vale, Brighton, Sheffield United dhe Tranmere.