Në ndeshjen e fundit të Barcelonës si mysafir i Betis, Jordi Alba ka shënuar gol por nuk kishte teknologji që ta vërtetonte këtë gjë, duke bërë ligën spanjolle të mendoj për këtë.
Nga sezoni i ardhshëm, La Liga do të përdor sistemin “VAR (Video assistant refferee)”, që t’i ndihmoj referët në marrjen e vendimeve. Ndërkohë presidenti i La Ligas është pyetur nëse do të vendos sistemin “Goal Line Technology”, sistem ky që tregon referin në momentin që topi kalon vijën e golit, por ai u përgjigj negativisht duke thënë që ky sistem kushton shtrenjtë. Por nga sezoni i ardhshëm, do të vendoset VARi ku do të sqaroj më mirë vendimet e referëve.