Selta Vigo është gjobitur nga La Liga, pasi nuk ka arritur minimumin e mundshëm të shikuesve, 70 për qind, për dy ndeshjet e para të sezonit të luajtura në stadiumin e tyre “Balaidos”. Selta ka zhvilluar dy ndeshje në shtëpi, kundër Real Sosiedad dhe Alaves për kampionatin 2017-18, me të dhënat zyrtare të klubit që tregojnë 16,961 dhe 17,384 shikues përkatësisht në këto ndeshje. Duke qenë se ky numër mund të binte edhe më tej, në stadiumin me kapacitet 29 mijë vendesh, organizatorët e kampionatit spanjoll nxituan te merrnin masa ndaj galicianëve.
Selta do të luajë të enjten kundër Getafe, ku ka pasur dyshime serioze në lidhje me praninë e shikuesve. La Liga e ka gjobitur klubin me synimin që ata të ulin biletat. Faktikisht, një biletë në stadiumin e Selta kushton 40 euro mesatarisht, më e larta në të gjithë Spanjën. Për ndeshjen kundër Getafe do të ketë për herë të parë bileta që kushtojnë 15 euro, çka nuk kishte ndodhur kurrë në “Balaidos”. Pra, La Liga nëpërmjet gjobave detyron klubet të bëjnë të pamundurën që të mbushet të paktën 70 për qind e stadiumit, ku i gjithë fitimi i shkon klubeve.