Prestigjozja italiane “La Gazzetta dello Sport” bën të ditur se Paul Pogba i ka thënë PO një rikthimi te Juventusi.
Tashmë “Zonja e Vjetër” duhet të gjehë gjuhën e përbashkët me Manchester United
Manchester United për ta lënë të lirë kërkon mbi 150 milionë euro për yllin francez, ndërsa për të ulur këtë shumë, Juventus është i gatshëm që të sakrifikojnë ndonjë prej lojtarëve të vet për të arritur te Pogba.
Ndërkohë Pogba ka luajtur për 4 sezone me fanellën bardhezi. Francezi zhvilloi 124 ndeshje duke tundur rrjetën plot 28 herë vetëm në Serinë A.