Fotografi fantastike nga arkivi i fotografit të madh italian, Paolo di Paolo, tregojnë Italinë e viteve 1950-’60 si kurrë më parë. Albumi i Di Paolos tregon vendlindjen e tij ndërsa përfshihej nga “boom”-i ekonomik i pas Luftës II Botërore. Epoka që shpesh quhet “La Dolce Vita” vjen edhe më e “ëmbël” përmes fotografive të rralla, që tregojnë dashurinë e italianëve për jetën.