Më në fund, Nick Kyrgios ka vendosur të kërkojë ndihmë. Tensiti australian, i njohur për polemikat e tij në fushë, ka vendosur që t’i drejtohet një psikologu për të kontrolluar temperamentin e tij shpesh të ashpë dhe impulsivr. Aq sa ka marrë nofkën si “tenisti rebel”, për shkak të agresivitetit në fushë. Sezoni 2018 ka përfunduar para kohë për australianin, për shkak të një dëmtimi në bërryl, ndaj ka vendosur që para se të nisë sezoni i ri të marrë me më shumë qetësi planet e së ardhmes.
“Është e qartë që kam disa probleme, me të cilat kam vendosur të përballem dhe t’iz gjidh ato. Probleme që vijnë si në fushë ashtu dhe jashtë saj, ndaj kam vendosur t’i zgjidh. Por për këtë gjë kam nevojë për ndihmën e psikologëve. Kam nevojë që të flas, që të mos e fsheh më këtë problem”, tha Kyrgios, që tashmë ka zbritur në vendin e 37-të të renditjes botërore (renditja më e mirë është vendi i 13-të). “Do të punoj fort me stafin tim në mënyrë që në të ardhme t’i evitoj këtë sjellje stresuese”, tha Kyrgios.