Bikinet e Kylie Jenner janë lansuar tre vjet para se ajo të lindte. Ylli televiziv ka postuar në Instagram disa fotografi – nga udhëtimi me vajzat e kompanisë së saj Kylie Skin në Turks dhe Caicos – ku shihet e veshur me bikine të markës së njohur Chanel.
Në fotografitë e pushimeve, 21 vjeçarja shihet duke pozuar në një anije e veshur me bikine ngjyrë të kaltër të hapur që e kanë edhe markën e Chanel – që mund të blihen edhe aktualisht për një çmim prej 1690 dollarë – që i kishte kombinuar me një rryp ngjyrë ari po ashtu Chanel që kushton 638 dollarë.
Bikinet dhe rrypi janë nga koleksioni i markës së njohur franceze për sfilatën e pranverës 1994 dhe janë prezantuar nga modelja Naomi Campbell.
Duket se Kim Kardashian nuk është e vetmja në familje që e ka një fiksim për veshjet me stil të viteve të ’90-ta të supermodeles.
Pa dyshim, se këto janë vetëm disa nga fotografitë me bikine që mund të presim nga miliarderja më e re gjatë këtij udhëtimi.
Madje, ajo e ka postuar edhe një ku shihet krejtësisht e zhveshur dhe ka vënë vetëm një kapele.