Gjërat duket se kanë marrë vetëm më mirë për adoleshentin francez. Sulmuesi 18-vjeçar i PSG është bërë marrësi i fundit i çmimit prestigjioz “Golden Boy”, i dhuruar çdo vit për lojtarin më të rëndësishëm në futbollin botëror. Fituesit e mëparshëm të “Golden Boy” përfshijnë Lionel Messi, Wayne Rooney, Paul Pogba, Isco, Sergio Aguero, Anderson etj.
Mbappe ishte në listën e tre kandidatëve finalistë, së bashku me sulmuesin brazilian të Manchster City, Gabriel Jesus, dhe atë të Barcelonën, djaloshin e ri, Ousmane Dembele, por, sipas edicionit të sotëm të “TuttoSport”, talenti francez e ka fituar çmimin. Kylian Mbappe shënoi 26 gola në 44 paraqitje për Monakon, sezonin e kaluar, në rrugën për fitimin e titullit kampion të Ligue 1. Ai pastaj u bashkua me PSG-në për një lëvizje të gjatë huazimi gjatë këtij sezoni, por janë të gjitha gjasat që të bëhet i përhershëm në fund të sezonit 2017-2018 për afërsisht 160 milionë £. Adoleshenti ka shënuar katër herë në tetë ndeshje për parizienët deri më tani.