Vasyl Lomachenko arriti një fitore të vështirë kundër Luke Campbell në “O2”. Lomachenko po luftonte për titullin WBC të lënë nga Mikey Garcia në prill, në mënyrë që t’i mbajë edhe dy titujt e tjerë, WBA dhe WBO. Ukrainasi u ndesh me ish-kampionin e WBC, Campbell dhe, pavarësisht se ishte favoriti absolut, ai pati një test të vështirë për ta mposhtur britanikun në Londër.
Lomachenko fitoi me vendim unanim, por Campbell luftoi deri në fund, para se të nokautohej në rundin e 11-të. dëshpëruar për të qëndruar në këmbë, Campbell përdori edhe disa metoda tjera të pazakonta për një ring boksi. Në një moment, derisa po merrte goditje të njëpasnjëshme, ai e kapi në stilin e rrugës Lomachenkon dhe e hodhi përtokë. Ky veprim i la të befasuar të pranishmit në “O2”.
Campbell out here using MMA moves to stop Lomachenko 😂💪pic.twitter.com/vUt98FRoaM
— GiveMeSport Boxing (@GMSBoxing) September 1, 2019