Qeveria e Koresë së Jugut ka bërë me dije se do të ndalojë përdorimin e rreth 20 mijë makinave tip “BMW” në vend, pasi shpërthejnë në flakë.
Ndalimi do të aplikohet për makinat të cilat nuk janë dërguar ende në pikat e kontrollit pas thirrjeve vullnetare.
Prodhuesi gjerman i makinave po përballet me një krizë me klientët e tij në Korenë e Jugut pasi dhjetëra makina, model 530d sedan shpërthyen në flakë gjatë 2018-s.
Thuhet se zjarri ka ardhur për shkak të një problemi të sistemit të brendshëm të makinës, pranë modulit të rrjedhjes së gazit ku ndodhet edhe një tub që një pjesë të tymit e absorbon brenda për të ulur ndotjen në mjedis.
Mësohet se ministri i Transportit, Kim Hyun-Mee, u ka kërkuar kryebashkiakëve të urdhërojnë pronarët e makinave që të kontrollojnë automjetet e tyre dhe mandej të lëvizin me to.