Një shofer autobusi në Nepal po shpreson të hyjë në Librin e Rekordeve Ginis, falë aftësisë së tij të pazakonshme për të lëpirë ballin e tij.
Yagya Bahadur Katuwal, 35 vjeç, nga Urlabari, Nepal, thotë se ka gjuhën më të gjatë në botë, dhe mund ta mbulojë gjithë hundën me të duke arritur ta prekë me majën e saj pjesën mes dy vetullave.
Katuwal është bërë i famshëm në vendin e tij, pasi një mik i tij postoi një video në rrjete sociale ku ai shihet duke e lëpirë ballin e tij, transmeton Gazeta Express.