A jeni të mirë në gjetje të enigmave logjike? Shpresojmë që po. Shkencëtarët besojnë se aftësia për të zgjedhur enigma logjike është shenjë e dijes, ndërgjegjësimit, çka ju ndan nga bota e robotëve. Sidoqoftë, një eksperiment ka treguar se linja ndërmjet robotit dhe njeriut mund të jetë më e hollë se ç’kemi menduar. Në korrik të vitit 2015, profesori Selmer Bringsjord prezantoi robotin me një logjikë klasike të njohur si “njeriu i ditur”. Dhe funksionon kështu: Njëri nga tre njerëzit e mençur do të bëhet mbret, kurse si provë do të veshin kapelë që nuk mund ta shohin. Mbreti ju tregon atyre se personi i parë që do ta shohë ngjyrën e kapelës, do të fitojë. Ai ju tregon gjithashtu se gara është e pastër si dhe kapelat e tyre ose janë të kaltërta ose të bardha. Zgjidhja, nga fituesi, është se në një garë të drejtë, të gjitha kapelat duhej të ishin të të njëjtës ngjyrë, prandaj kapelja e tij ishte e njëjtë sikurse e dy garuesve të tjerë. Versioni që iu paraqit robotëve ishte ndryshe. Shkencëtarët programuan tre robotë që të besojnë se dy nga ta nuk kishin mundësi të flasin. Ata u pyetën për robotin i cili ende mund të fliste. Roboti i cili foli, tha “nuk e di”, por pastaj ndryshoi përgjigjen e tij, pasi dëgjoi zërin e vet. Si shenjë dëshmie se roboti po tregonte dijen e vet, ai duhej të dinte rregullat, të njihte zërin e vet, dhe të kuptonte se ishte ndryshe nga dy robotët tjerë. Hulumtuesit për këtë shprehen se nëse asgjë tjetër, ky përmirësim i vetes, është shenjë e një “matematika që verifikon dijen e vet”, diçka që më herët nuk është provuar.