Jose Mourinho është shkarkuar nga posti i menaxherit të Tottenhamit. Jose Mourinho është shkarkuar nga Tottenham Hotspur pas dy vitesh si menaxher i klubit londinez.
Por sipas gazetarit të Telegraph, John Percy, vendin e tij pritet ta marrë ish-futbollisti i Tottenham Hotspur, Ryan Mson.
Mason i cili kishte pësuar lëndim në vitin 2017 nga një përplasje me Gary Cahill, në kohën kur ishte tek Hull City, ka përfunduar karrierën shkaku i këtij lëndimi.
Mason u pensionua nga futbolli në moshën 26 vjeçare.
Së bashku me Mason, pritet të jetë edhe Chris Powell deri në fund të sezonit si menaxher i përkohshëm.