Priscilla Morse fluturoi përgjatë gjysmës së botës për të adoptuar një jetim 7-vjeçar me nevoja të veçanta, pasi pa një foto të trishtë të tij. Në foton që ka bërë xhiron e botës, jetimi ishte aq i dobët sa në trupin e tij kishin mbetur vetëm kockat. Kur Morse arriti në jetimoren bullgare për të proceduar me adoptimin e djalit të saj, ai peshonte vetëm 3 kg dhe ishte vetëm një hap larg vdekjes nëse ajo nuk do e kishte shpëtuar.
Por pas një viti me familjen e tij të re në Tenesi, Ryan ka shtuar në peshë dhe ka filluar të flasë. Ai duket shumë i lumtur me sytë e tij që ndriçojnë plot jetë.
Doktorët kanë thënë se mund të duhen vite të tëra që ai të marrë veten dhe nuk akoma e ditur nëse ai mund të flasë në të ardhmen. Morse ka thënë për Daily Mail se ajo mësoi për Ryanin në fillim pasi pa një foto të tij në faqen e saj të Facebook. Ajo dhe burri i saj Dejvid vendosën ta adoptonin djalin e veçantë.
Çifti ka 2 djem biologjikë, 13 vjeç , 7 vjeç dhe një vajzë të adoptuar 7-vjeçare, e cila është diagnostikuar me sindromën Down dhe ka disa defekte në zemër. Priscilla ka thënë se ka qenë vetë e adoptuar dhe është kaq e dhënë pas fëmijëve të veçantë sepse ajo ka pasur një vëlla më të madh i cili vdiq në moshën 9-vjeçare.