Kompania kineze Oukitel ka prezantuar celularin U18, i cili ka ngjashmëri të mëdha me celularin më të ri të Apple. Madje, celulari i tyre po quhet kloni i iPhone X. Pjesa e prapme e tij nuk duket si celulari i Apple, edhe pse ka dy kamera të vendosura në mënyrë vertikale. Celulari ka gjithashtu edhe aftësinë e kontrollit me gjeste dhe hapjes së celularit me fytyrë. Ai ka një bateri të madhe 4,000mAh, një ekran 5.8 inç me rezolucion 720P, 4GB RAM dhe hapësirë prej 64GB.
https://www.youtube.com/watch?v=maDOApKQK8U