Një i burgosur gëlltiti një celular për t’i shpëtuar inspektimit të gardianëve në qeli dhe një dënimi të mundshëm. Por telefoni i ngeci në stomak duke i rrezikuar shëndetin brazilianit, e për pasojë mjekët i çanë stomakun për ta nxjerrë pajisjen. Ai rezistoi për dy javë, por më pas u ankua se kishte dhimbje të forta. Ky është rasti i parë i gëlltitjes së një celulari që përfundon në stomak. Në 2013, një tjetër braziliane, Adriana Andrade, gëlltiti celularin për të mos lejuar të dashurin të zbulonte tradhtinë e saj me një tjetër person.