Në dy vitet e fundit telefonat e linjës V nga LG kanë lënë shije të mirë për kamerat dhe aftësitë e shkëlqyera në regjistrimin e videove të cilësisë së lartë. Së fundi, kur na ndajnë tre javë nga debutimi i LG V30, kompania ofroi detaje të kamerës së telefonit. LG V30 do të karakterizohet nga një kamerë e pasme e dyfishtë me hapje f/1.6, duke u bërë telefoni i parë në botë me një censor të tillë. Galaxy S8 dhe HTC U11 kanë lente me hapje f/1.7, G6 me f/1.8 dhe Google Pixel f/2.0. LG premtoi se kamera me hapje f/1.6 do të ofrojë 25% më shumë dritë sesa një lente me hapje f/1.8.