A mund ta paramendoni një vend që krizën ekonomike botërore nuk e ka ndjerë fare, derisa vendet tjera i numëronin miliarda dollarët e humbura në ekonominë e tyre. Një vend që pagën mujore minimale e ka mbi 2500 dollarë. Ku borxhi publik është në nivelin më të ulët të mundshëm dhe që me sukses implementon politikat e saja të emigracionit.
Një vend që përqindjen e papunësisë e ka shumë të ulët, sistemin shëndetësor shumë efikas dhe që një sëmundje ngjitëse ka arritur plotësisht ta zhduk. Megjithatë, zyrtarët e këtij vendi nuk kënaqen me kaq, ata janë duke punuar në zbulimin e ilaçit të sëmundjes së kancerit dhe shumë sëmundjeve tjera të rënda. E ajo çfarë e bën këtë vend si në përralla, është fakti që shumicën e ditëve të vitit dielli është prezent madje edhe në muajt e dimrit ku temperaturat bien nën 10 gradë celsius.
Qytetet e këtij vendi janë të përkryera kurse fshatrat nuk i braktisin banorët, përkundrazi sa më shumë prej tyre kërkojnë me ngulm të investojnë dhe të bëjnë një jetë edhe më luksoze. Bëhet fjalë për Australinë, që sot konsiderohet si ekonomia e 12 më e fuqishme në botë. Për plotë shtatë vite nuk ka pasur recesion, që i bie tri herë më gjatë sesa Gjermania. Ky vend me hapa të shpejt është duke u rritur. Ekzistojnë disa arsye për rezultate të tilla pozitive, pasi që Australia është shumë e pasur me minerale në veçanti me hekur, e hiq më pak nuk ka as edhe gaz, ari, alumin, diamante e nikel.
Dhe pavarësisht sesa larg e ka ekonominë evropiane dhe atë amerikane, ajo e ka afër atë të Azisë. Në Kinë, Indi dhe juglindje të Azisë, jeton gjysma e popullsisë së botës. Kur 27 vite më parë në fillim të viteve të ’90-ta vendi u ballafaqua me recesion, autoritet e vendit nuk hezituan të bëjnë reforma. Një pjesë të shpenzimeve të sigurimit shëndetësor, pensioneve i ka bartur tek shtresa e mesme.