Biznesmeni shqiptar Qazim Osmani planifikon ta blejë vilën në Dedinje që i përkiste Sllobodan Millosheviqit. Osmani i shoqëruar nga ish-ministri Millutin Mrkonjiq vizitoi shtëpinë luksoze të Sllobodan Millosheviqit duke synuar për t’u bërë pronar i saj i ri. Me sa duket, Felixi, siç e quajnë Qazimin, përmes ish-ministrit u informua që shtëpia luksoze në Tolstoi 33 ka tre vjet që është në shitje, kështu që ai duket se është i gatshëm të japë tre e gjysmë milionë euro. Me qenë se askush nuk jeton në vilë që prej vitit 2003, pasi që Mira Markoviç u zhvendos në Moskë, këtë vilë e hodhën për shitje agjencitë dhe miqtë e Millosheviqit. Edhe pse çmimi fillestar ishte pesë milionë, përfundimisht ra në tre e gjysmë milioni, shkruan “Kurir”. Milutin për këtë rast ka thënë: “Unë nuk e njoh Qazimin, çfarë kam të bëj unë me këtë shtëpi?”. Në anën tjetër, Mira Markoviç tha që mos ta shqetësojmë. (koha.mk)
Ky është shqiptari që do ta blejë vilën e Millosheviqit prej 3.500.000 euro
Leave a comment